Parandalohet tragjedia, dy të rinjtë zbulojnë në kohë eksplozivin në makinë
Policia e Tiranës bën me dije se ditën e sotme në makinën e dy personave të cilët po udhëtonin nga Tirana drejt Pukës është gjetur një pako e dyshimtë.

Mësohet se dy shtetasit janë panikosur nga pakoja dhe kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se pakoja e gjetur është eksplosiv dhe ishte vendosur në bagazin e një makine tip “Benz 190” me targa AA 339 IZ, ku po udhëtonin dy persona.

Automjeti është ndaluar në autostradën Fushë Krujë-Milot në zonën e Fushë Gjormit ku të rinjtë kanë njoftuar policinë dhe pritet që të mbërrijnë forcat antieksplozive. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2017, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori