Parandalohet një vrasje në Tiranë, në pranga 7 persona
Pëlqej
Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga 7 persona, pasi në bashkëpunim do të kryenin një vrasje. Në sajë dhe të informacioneve të marra më herët, policia ka bërë të mundur të parandalojë një vrasje.

Të njëjtat burime shtojnë se konflikti ka ndodhur më herët në një fshat të Lezhës, por mbrëmë në orët e vona të natës grupi i të rinjve është nisur drejt Tiranës për të kryer egzekutimin.

Shkëmbimi i informacionit mes Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Lezhë, ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes. Policia ka arrestuar në flagrancë këta shtetas: M.R 37 vjeç, A.M. 34 vjeç, A.S. 40 vjeç, A.N. 23 vjeç, D.C. 22 vjeç, A.D 26 vjeç dhe E.N 30 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë e markës Glock me 15 fishekë, një automjet i markës Audi, tipi Q7, një automjet i markës Audi, tipi A4, një automjet i markës BMW, tipi X6, një automjet i markës Toyota, një automjet i markës Fiat Punto dhe 15 aparate celular.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori