Policia ka vënë në pranga një shtetas në Vlorë të cilit në makinën e tij i janë gjetur dy
mina me
sahat.
Policia arreston në flagrancë
shtetasin të cilit iu gjetën në automjet 2
mina me
sahat.
Sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë finalizuar operacionin "Packages", në të cilin kanë arrestuar në flagrancë
shtetasin :
R.H 26 vjeç, banues në Vlorë.
U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip ''Benz ML'', që përdorej prej tij i janë gjetur dy
mina me
sahat.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga
Policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me
sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.
Prej D.V.P.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018,
ora 10:29