Parandalohet krimi në Fier, policia arreston 37 vjeçarin
Pëlqej
Një 37 vjeçar është kapur nga policia e Fierit, pasi dyshohej se do të kryente një krim të rëndë. Pasditen e sotme është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Menti Bogdani, me banim në Portëz.

Në momentin e arrestimit, 37 vjeçarit i'u gjet një çantë në të cilën ndodhej një pistoletë model TT me një krehër dhe shtatë fisheke.

Ai qarkullonte me mjetin tip Land Rover me targa FR 9736 B. Tashmë policia ka nisur hetimet, pasi i ndaluari dyshohet se do kryente një vepër të rëndë kriminale. Për shkaqe hetimi, nga ana e policisë nuk jepen detaje të tjera. /albeu.com/


Shtuar më 12/09/2014, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori