Kërcënoi me jetë të vëllain, kapet 32 vjeçari në Tiranë
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, ndërsa janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale edhe dy armë zjarri.

Ndërkohë, policia arrestoi edhe një 32 vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin me inicialet S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.


Shtuar më 05/02/2020, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori