Parandalohet grabitja e argjendarisë nga maskat në Tiranë
Policia e Tiranës ka parandaluar grabitjen e një argjendarie në kryeqytet. Uniformat blu kanë vënë në pranga një prej autorëve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se dy personat që tentuan të grabisnin argjendarinë, kanë qënë të maskuar dhe të armatosur. Ngjarja është shënuar në Bulevardin ‘Zogu i Parë’, ku pasi grabitësit kanë vënë re se janë diktuar nga ana e forcave të sigurisë, janë larguar. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori