Fashistët e Agimit të Artë që morën komandën në Bularat në mungesë të shtetit shqiptar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ishtë një ngjarje me shije shumë të shpifur ajo që ndodhi në Bularat gjatë varrimit të terroristit grek Katsifa, i neutralizuar nga RENEA pasi qëlloi gjysmë dite me kallashnikov ndaj policisë.

Fashistë të veshur me te zeza dhe uniforma ushtarake moren peng ceremoninë e varrimit të tij duke e kthyer tërësisht në një ngjarje politike.

Kësaj i ndihmoi edhe deputeti i Kuvendit të Republikës Vangjel Dule, i cili mori pjesë në varrimin e një terroristi të neutralizuar duke sulmuar me armë forcat e rendit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kortezhit mortor spikatën paramilitarët e Agimit të Artë si edhe kolonelë e gjeneralë të ushtrisë greke duke hedhur parrulla kundër shqiptarëve dhe shtetit shqiptar, ndikimi i të cilit fillonte disa kilometra larg Bularatit duke mos dashur të "provokojë" grekët.

Edhe pse ishte në të drejtën e saj, Shqipëria nuk diti të ruajë dinjitetin përballë një grupi ekstemistësh dhe shovinistësh që urrehen më së shumti edhe nga vetë qytetarët grekë për frymën e urrejtjes së kanë mbjellë mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori