Shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës që nuk duhet t’i injoroni

Kanceri i qafës së mitrës vjen si pasojë e rritjes anormale të qeliza, të cilat kanë aftësinë të pushtojnë apo të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Është kanceri i dytë më i zakonshëm tek femrat, vecanërisht në vendet në zhvillim.

Përgjithësisht, nuk ka simptoma të hershme por ka disa shenja që nuk duhen injoruar, të cilat janë:

-Perioda më të bollshme dhe më të zgjatura;

-Gjakderdhje vaginale jo normale midis cikleve menstruale;

-Sekrecione vaginale jonormale;

-Gjakderdhje vaginale pas marrëdhënieve seksuale;

-Dhimbje gjatë kontaktit seksual;

-Parehati apo dhimbje gjatë urinimit;

-Parehati vaginale;

-Dhimbje mesi;

-Dhimbje në fund të barkut;

-Lodhje, humbje oreksi, humbje në peshë.

Përveç tyre, ka disa mënyra për ta parandaluar, duke nisur nga paptestet deri tek vaksinat kundër virusit HPV, të cilat duhen bërë vazhdimisht.

Për detaje, lexoni posterin e publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, që e ka krijuar pikërisht për ti dhënë më shumë vëmendje Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës.


Shtuar 21.01.2020 19:28