Berisha: As Rama dhe askush nuk na ndalon të hyjmë në zgjedhje, ne do të qendrojmë me gjithë forcën tonë

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi ditën e dielë se as Edi rama dhe as përpjekjet e tij në gjyqësor nuk do e ndalojnë PD-në dhe kandidatët e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas tij vendimi i Gjykatës së Apelti për të kthyer për rigjykim “vulën” nuk ëhstë gjë tjetër veccse tentativë e radhës e edi ramës për të penguar opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ne jemi në një moment shumë të veçantë, jemi në një fushatë elektorale në të cilën  Edi Rama bën gjithçka që të mos marrim pjesë në votime, por revolucioni ynë paqësor, jo që nuk përjashton, por ka shtyllë një nga shtyllat më kryesore ka zgjedhjet, pjesëmarrjen në zgjedhje. Ne do të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Anëtarë e simpatizantë tanë, të gjithë e kanë pritur vendimin e Edi Ramës. Natyrisht ka prej tyre që janë mërzitur, ka prej tyre që janë dëshpëruar, por ju garantoj se mbështetësit e PD-së, pas këtij vendimi janë rritur dhe janë shumë më tepër.

Asnjë shqiptar që nuk jeton me veprimtari mafioze, kriminale nuk mund të pranojë një akt të tillë, padrejtësi të tillë, nuk mund të imagjinojnë një vendim të tillë. Ndaj dhe ne në këtë fushatë në të cilën kemi ardhur më të pregatitur se kurrë, me kandidatë të shkëlqyer në mënyrën më transparente kanë muaj që nga dhjetori, duke patur një propagandë të ethshme kundra dhe të manipuluar, por për kandidatët tanë nuk kanë paraqitur dot as objeksionin më të vogël. Sepse tillë ishte transparenca e zgjedhjes së tyre.

Ata janë të gjithë burra e gra që patën guxim të dalin para anëtarësisë, të dalin para qytetarëve, ti nënshtrohen votimit dhe kjo është një premisë shumë e rëndësishme për fitoren tonë. Ndaj dhe në këto kushte, kërkohet nga ne të shumëfishohet mbështetja për kandidatët tanë.

Edi Rama u përpoq që të mos hyjmë në zgjedhje, që ti bojkotojmë, por ne nuk bojkotojmë as zgjedhjet as Shqipërinë. Ne do ti qëndrojmë me gjithë forcën tonë, interesit kombëtar, vlerave demokratike”, u shpreh Berisha.

/AlbEu.com/

 


Shtuar 5.03.2023 18:24