Ka shkaktuar një reagim të madh në publik skandali për kompaninë “DH Albania”, e cila ka fituar
tenderin prej 18 milionë Eurosh për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe në kryeqytet.
Por në fakt, pikërisht një ndodhi të tillë e ka paralajmëruar në
nëntor të këti viti, gazetari
Blendi Fevziu.
Blendi Fevziu deklaroi në emisionin e tij në
nëntor të këtij viti se në
Shqipëri nuk ka një kompani amerikane, ndërsa hodhi dyshime të forta mbi ekzistencën legale të kësaj firme që ka fituar
tenderin.
I ftuar këtë mbrëmjë në Neës24,
Fevziu është shprehur:
“Gjejnë një amerikan krunde, i paguajnë rrugën për të ardhur në
Shqipëri, ndonjëherë edhe hotelin dhe ky amerikan paraqitet pastaj përpara mediave si shpëtimtar i situatave”. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018,
ora 21:23