Paralajmërimi i Manjanit: Meta mund të mos bëje betimin nëse...
Përplasja e fortë mes PS dhe PD me LSI-në si edhe deklaratat nëpër studio televizive ka bërë që të marrë krahë mendimi se Ilir Metës nuk do t'i lejohet që të bëjë betimin më datë 24 prill.

Në lidhje me këtë, ka reaguar sëfundmi edhe ish-ministri i LSI-së në qeverinë Rama, Ylli Manjani duke e cilësuar kret të pamundur faktin që Ilir Metës të mos i lejohet bërja e betimit.

Postimi i tij në Facebook

1. Ilir Meta është President i zgjedhur tashmë. Na vjen mirë apo na vjen keq, Ai është President i Republikës.

2. Presidenti i zgjedhur e fillon detyrën pas betimit në Kuvend. Për këtë qëllim, Presidenti aktual i Republikës ka thirrë Kuvendin ne seancë të jashtëzakonshme më datë 24 Korrik 2017.

3. Deputetët e Kuvendit aktual duhet të paraqiten në këtë seancë, në kryerje të detyrës së tyre kushtetuese.

4. Opsioni i mosbërjes së betimit sepse asnje deputet nuk do paraqitet në Kuvend, është i pamundur. Disa deputetë sa për të kryer këtë formalitet do jenë aty, është e sigurtë!

5.Meta mund të mos bëhet President vetëm nëse me vullnetin e tij jep dorëheqje! Kuvendi nuk e bllokon dot bërjen e betimit! Është vetëm një akt formal.

Të tjerat janë teori boshe, pa vlerë e pa kuptim! Presidenti që zgjidhet vetëm shkarkohet nuk ndalohet dot të betohet për të filluar detyrën.

Kjo është Kushtetuta e Republikës,ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit!

Me komentet personale të militantëve, që nuk kanë lidhje me Kushtetutë e ligje, nuk kam ndërmend të merrem!
Shtuar më 01/07/2017, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori