Paralajmërimi i Lubonjës: Kam frikë se Basha do të bjerë në kurthin e Ramës
Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama i propozon një bashkëpunim konstruktiv opozitës ashtu siç bëri dhe sot, por ky është një kurth që për analistin Fatos Lubonja është shumë i rrezikshëm.

Sidomos për Lulzim Bashës, që sipas Lubonjës mund të bjerë fare kollaj në dinakëritë dhe truket e Ramës.

“E cilësoj si demagogji, truk dhe dinakëri të Ramës dhe duke e njohur Lulzim Bashën kam frikë se mund të bjerë në të”,- u shpreh Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” tek “Neës 24”.

Lubonja komentoi me tone pesimiste idetë ekonomike të prezantuar nga Edi Rama.

“Ne i njohim premtimet e bëra të realizuara. Gjithmonë flitet për bujqësinë, për turizëm por çfarë behet në realitet. Bregdeti shfrytëzohet për vila për të pasurit. Në vend që të ruhen lumenjtë jepen leje për hec-e, sot lexova për një tjetër në lumin e Shalës”,- shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori