Paralajmërimi i fortë i Metës: Do të nxjerr dekret për shpërndarjen e qeverisë!
Presidenti Meta ka bërë sot deklarata të forta lidhur me qeverinë teksa po komentonte përlasjen mes protestuesve dhe policisë më 17 maj.

Ai tha se do të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e qeverisë të cilën do ta cojë në zyrë me popullin shqiptar. Ai paralajmëroi çuarjen në burg të policëve të cilët i akuzoi për ushtrim dhune dhe theksoi se do të veprojë sipas vullnetit të popullit

“Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po shkojnë në situata të paparashikueshme por duhet të mendoni e ju e shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do njerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit por do i coj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

Unë këta policë do i coj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të cojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta. / Opinion.al
Shtuar më 21/05/2020, ora 22:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori