Paralajmërimi i fortë i Ilir Metës: 25 prilli, koha për përmbysje!
"Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët. Në 25 prill, koha për një përmbysje të madhe..."

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se më 25 prill është koha për një përmbysje të madhe.

Në një intervistë për "Alb365", kreu i shtetit, ka thënë se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët, pasi sipas tij mund të ishin mund të ishin zgjidhur shumë probleme.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Si e shihni atmosferën politike në prag të zgjedhjeve të reja, pasi kanë ngelur më pak se 90 ditë?

Presidenti Meta: Të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, në kuptimin e zgjidhjes së shumë problemeve ekonomike e sociale, që jo vetëm nuk kanë marr një drejtim por, janë majisur tepër rëndë, duke shtuar akoma më shumë varfërinë dhe padrejtësitë ndaj qytetarit të thjeshtë, të palidhur politikisht me pushtetin, në nivel qendror apo vendor.

Është evidente, se tashmë vendi përballet me dy probleme të mëdha, bllokimin e integrimit europian, pra me mosçeljen e negociatave prej kaq kohësh, si dhe me ritmet dramatike të shpopullimit, largimit masiv i të rinjve dhe forcave më aktive, në një asimetri me vendet e tjera të rajonit.

Shpopullimi dhe pasojat e tij, ndihen besoj nga vetë mësuesit, nga shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe Universitetet, ku çdo vit ka gjithnjë e më pak regjistrime, mbyllen shkolla dhe degë në fakultete.
Shtuar më 27/01/2021, ora 21:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori