Shpërthen zjarr i madh një qendër tregtare në kryeqytetin pakistanez (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në qendrën tregtare Centaurus në qendër të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.

Imazhet në mediat sociale treguan një shtëllungë të madhe tymi që dilte nga ndërtesa, me disa pamje që tregonin flakët brenda dhe jashtë ndërtesës.

 

Pamjet gjithashtu treguan njerëzit që përpiqeshin të largoheshin nga ndërtesa.

 

Policia thotë se të gjithë njerëzit në qendër u evakuuan në mënyrë të sigurt. Po punohet për shuarjen e zjarrit, i cili mësohet se është përhapur edhe në katet e tjera.

 

 


Shtuar 9.10.2022 15:40