Parakaloi me shpejtësi "skëterrë", si humbi jetën 26 vjeçari në Shkodër
Ditën e sotme një 26 vjeçar ndërroi jetë në Shkodër si pasojë e një aksidenti automobilistik.

26 vjeçariishte pasagjer në mjet. Ndërsa shoferi, 21 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Mergim Ferracaku nga Shkodra, ndërsa i plagosuri Armend Pervizi.

Automjeti i cili drejtohej nga Armend Pervizi është futur në një parakalim dhe për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë ka humbur kontrollin ndaj automjeti duke dalë nga rruga.

Informacion paraprak i policisë

Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.

Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit




Shtuar më 13/12/2019, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori