Parakalimi fatal, dalin pamjet para aksidentit tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit (VIDEO)
Dalin pamjet e aksidentit tragjik me 4 viktima në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip "Citroen" me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtus Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 anëtarët e një familjeje nga Kosova, konkretisht Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç e Medina Avdiaj, 5 vjeçe.

Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë pak momente pas mbërritjes.

E plagosur rëndë ka mbetur edhe fëmija tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është në spitalin e Traumës në Tiranë, ku prek 24 orësh po merr kujdesin mjekësor.

Report Tv publikoi videon e parakalimit fatal të ‘Citroenit’ para se të përplasej me kamionin./reporttv
Shtuar më 15/01/2021, ora 20:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori