Parakalim i gabuar në Fushë-Krujë, plagosen rëndë 3 persona
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite pranë fshatit Larushk në Fushë-Krujë, aksident i cili ka lënë të plagosur 3 persona.

Mësohet se një automjet tip “Benz” u fut në parakalim të gabuar duke goditur një mjet tjetër.

Nuk dihen ende identitetet e personave të plagosur, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë sipas burimeve paraprake, vendi i aksidentit shpesh është konsideruar si një aks i rrezikshëm për shkak të mungesës së sinjalistikës. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori