Paraja nuk blen shëndetin
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se qeveria do të bëjë gjithçka për të garantuar standartet më të mira mjedisore. Duke folur në konferencën rajonale të politikave shëndetësore të organizuar nga OBSH-ja, shefi i ekzekutivit theksoi se cilësia e shërbimit në shëndetësi është primare.


“Ne duhet të bëjmë gjithçka për standartet më të mira mjedisore. Dhe ju jeni pa diskutim zëri i parë që duhet të ngriheni në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Jana bërë arritje shumë të mëdha në reforma. Një nga arritjet më të mëdha është rënia e vdekshmëri foshnjore dhe ne do të bëjmë përpjekje që kjo të ulet edhe më tej” theksoi Berisha.

Ndërsa drejtoresha e OBSH-së Suzana Jakab gjatë fjalës së saj vlerësoi shëndeti mendor përbën kërcënim për rajonin, ndërkohë që vlerësoi politikat e vaksinimit në Shqipëri.


“Mund të bëjmë më shumë, paraja nuk e blen shëndetin, por politika. Duhet të jetë një frymëzim për vendet anëtarë dhe tani ahtë edhe për Shqipërinë”,- deklaroi Jakab. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori