Paraditja e nxehtë por pasdite merrni masat, si do të jetë moti sot
Dita e Mërkurë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Vranësirat do të bëhen prezente në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje shiu te karakterit lokal në Juglindje të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-10m/s kryesisht gjatë orëve të mesditës.


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në fushën termike pritet një rritje e temperaturave në vlerat e mesditës.

Më konkretisht:

vendet malore 17 deri në 30°C

vendet e ulëta 19 deri në 33°C

vendet bregdetare 21 deri në 33°C

Rriten temperaturat, rreshje gjatë pasdites

Shtuar më 31/07/2019, ora 08:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori