Paraditja e ngrohtë dhe me diell, si pritet të jetë moti gjatë ditës
Edhe ditën e sotme, kur data shënon 20 tetor 2019, parashikohet mot i kthjellët me kalime të pakëta vranësirash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato parashikohen në:

zonat malore 8ºC deri në 23ºC
zonat e ulëta 11ºC deri në 27ºC
zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC

Po kështu, mjegulla nëpër lugina, e favorizuar nga era e lehtë juglindore do të shfaqet në orët e para të mëngjesit, për t’u shpërbërë deri në orët e paradites.


Shtuar më 20/10/2019, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori