Parada gay, Spahiu: Do ti kapin në hu
Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit njëkohësisht edhe zv/ministër i mbrojtjes Ekrem Spahiu është rreshtuar kundër paradës së gay-ve e paralajmëruar në 17 maj. Ai ka deklaruar se partia që ai përfaqëson vlerëson vlerat e shqiptarëve si komb duke deklaruar se “do të kapë në hu” personat të cilët do të bëjnë paradë në Tiranë.

Në një prononcim për Gazetën Shqiptare sociologu Edmond Dragoti ka theksuar se në vendin tonë duke qenë se ka një komunitet LGBT duhet të bëhen parada të tilla edhe pse mund të sjellin probleme apo provokime në shoqëri. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2012, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori