Parada gay, Sequi kundër diskriminimit
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sequi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ekrem Spahisë i cili kërkoi shpalljen e ambasadorit holandez si një pesron të padëshiruar. Në një deklaratë për shtyp Sequi kujton se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi.


“U informova mbi komentet e Zotit Ekrem Spahia të datës 15 maj, ndërsa ndodhesha në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Më lejoni të theksoj se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi. Do të doja gjithashtu të shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur për kolegun tim, Ambasadorin holandez në Shqipëri, një koleg me përvojë dhe shumë i respektuar për angazhimin e tij personal dhe të jashtëzakonshëm dhe rolin e tij aktiv, si edhe mbështetjen e madhe të vendit të tij në promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri në të gjitha aspektet e tyre si dhe angazhimin e tij të admirueshëm në luftën kundër diskriminimit” thuhet në deklaratë.


Ai ka theksuar se lufta kundër diskriminimit është prioritet i rëndësishëm i rrugës integruese të Shqipërisë në familjen evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori