Parada e LGBT, PDK: Zoti krijoi Evën dhe Adamin, jo Adamin dhe Stefanin
Në ditën kur komuniteti LGBT zhvilloi një paradë duke kërkuar legalzimin e martesave gay, Partia Demokristiane e Shqiperise shprehet kundër martesave me të njëjtin seks. Përmes një deklarate, kjo forcë thekson se mbështet vetëm martesen midis gjinive të ndryshme, pra midis një burri dhe një gruaje, bazuar mbi dashurinë dhe pëlqimin reciprok, si një garanci për vazhdimin e jetës dhe rritjen e edukimin e fëmijeve.

“Neni 7 i Kodit të Familjes së Republikes së Shqipërisë, sanksionon në mënyrë taksative “Martesa lidhet mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç”. Një nga parimet kryesore që karakterizon martesën sipas legjslacionit tonë është parimi i heteroseksualitetit. Për Demokristianët familja e ndërtuar mbi dashurinë dhe harmoninë eshtë themeli mbi te cilin ngrihet nje shoqeri, se nje familje e forte dhe e shendoshe eshte garanci per nje shoqeri te forte dhe te shendoshe, për një komb të fortë dhe me të ardhme”, thuhet në deklaratë.

Sipas kësaj force, janë të papranushme dhe të dëmshme për shoqërinë martesat me të njëjtën gjini.

“Shqipërisë i duhet një rilindje morale pas dramës dhe amoralitetit që instaloi komunizmi për pesëdhjetë vjet. Kjo rilindje vjen me kthimin te besimi, te edukimi, te familja, tek puna tek forcimi i përgjegjësisë individuale dhe publike, jo nëpërmjet vesit dhe anormalitetit. Zoti krijoi Evën dhe Adamin dhe jo Adamin dhe Stefanin”, thuhet në deklaratë./albeu.com/
Shtuar më 17/05/2014, ora 20:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori