Paraburgim për të arrestuarit, banorët kërkojnë lirimin
Pëlqej
Albeu.com
Mediat maqedonase citojnë se është marrë masa e paraburgimit për 13 të arrestuarit gjatë operacionit policor “Stuhia malore”, në fshatin Brodec të Tetovës.Nga ana tjetër, banorët e fshatit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së kërkuan lirimin e të arrestuarve sepse sipas tyre ata janë banorë të fshatit dhe nuk behët fjalë për pjestarë të grupeve të armatosura. Banoret po ashtu kërkojnë lirimin e disa pjestarëve të familjeve të tyre për të cilet thonë se janë të pafajshëm dhe nuk kanë qenë pjestarë të grupit të armatosur. Në lidhje me ngjarjen, Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi sot në në Shkup edhe armatimin e konfiskuar nga aksioni në Brodec. Ministrja Gordana Jankullovska tha se konfirmimi perfundimtar për emrat e viktimave do të bëjet pas përfundimit të autopsisë nga ana e mjekësise ligjore. Ministrja theksoi se policia do të vazhdojë ndjekjen e katër të arratisurve nga ky grup.
Shtuar më 10/11/2007, ora 02:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori