Para takimit me Berishën, Rama takohet me Sequin
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Për rreth 1 orë ambasadori Sequi dhe kreu i PS-së Rama kanë diskutuar kokë më kokë ndërsa pas takimit nga të dyja palët nuk është thënë asgjë nëse është diskutuar për zgjedhjen e presidentit të vendit.


I pyetur nga mediat për takimin, ambasadori Sequi u përgjigj shkurt se me kryesocialistin Rama është folur për çështjet e integrimit të vendit duke mos thënë asgjë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. Ndërsa nga ana e tij kryesocialisti Rama nuk ka dashur të prononcohet para mediave në lidhje me këtë takim. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2012, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori