Para me thasë e makina luksoze, fëmijët pasanikë shqiptarë "çmendin" anglezët

Pëlqej
Shqipëria mund të jetë një ndër vendet më të varfëra në Ballkan por kjo s’do të thotë që s’kemi pasanikë dhe fëmijë pasanikësh.

Britanikja “The Sun” si rrallë herë më parë i ka kushtuar një artikull të plotë disa prej fëmijëve të pasur në Shqipëri.

Duke u nisur nga faqja në Instagram “The Rich Kids of Albania”, britanikja shkruan se këta adoleshentë dhe të rinj nga Ballkani janë fëmijët më të pasur të vendit, të cilët mburren për mënyrën e tyre të jetesës duke reklamuar në rrjetet sociale makinat luksoze, avionë e jahte private, tufa parash, por edhe armë.

“Ashtu si fëmijët e tjerë të pasur, edhe shqiptarët gjithashtu kanë makina luksoze dhe modelet me të fundit të tyre.

Por tronditëse është se si disa i shpenzojnë paratë për armë”, shkruan ndër të tjera “The Sun”. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori