Para kamerave me flamurin kokë poshtë
Skandal gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti në Greqi. Në takimin mes ministrit të jashtëm shqiptar dhe atij grek, Dimitris Avramopulos, flamuri shqiptar i cili ishte vendosur pas minsitrit shqiptar ishte khtyer me kokë poshtë.

Nuk dihet nëse ministri Panariti kishte vërejt këtë detaj por është e pafalshme për stafin e tij që të mos e kapte këtë detaj, që përbën një skandal diplomatik dhe një fyerje e simboleve kombëtare shqiptare nga ana e protokollit shtetëror të palës greke.

Sikur nuk ka mjaftuar vetëm kjo por është censuruar edhe fjalimi i ministrit Panariti. Deklaratat e ministrit shqiptar në lishje me çështjen çame janë fshirë nga webfaqja e s Ministrisë së Jashtme Greke.

Në lidhje me skandalin e flamurit, ka reaguar edhe Aleanca KuqeZi.

AK thotë se Panariti doli në konferencë për shtyp me flamurin shqiptar me kokë poshtë.

“Flamuri mbrapsht është simbol kapitullimi,” thotë AK në deklaratën e saj. “Greqia poshtëroi Panaritin në Athinë”.

Në njoftimin e Aleancës KuqeZi thuhet se Panariti nuk ka thënë asnjë fjalë për Çamërinë në këtë takim, duke shtuar se mediat greke kanë përgënjeshtruar informacionin se është diskutuar për çështjen çame. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2012, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori