Papandreu refuzon ftesen e Gruevskit
Albeu.com
Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, tani për tani nuk e pranon ftesën e kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, për takim të përbashkët. Zyrtarë të qeverisë së Athinës deklaruan sot për Radion “Evropa e Lirë” se ...... përgjigjja e Papandreut lidhur me ftesën është se "për një takim të tillë nevojiten shumë përgatitje". Përgjigjja e Athinës u bë pas bisedës se djeshme telefonike midis dy kryeministrave, por edhe pas letrës që të martën Gruevski i dërgoi Papandreut.

Më parë edhe presidenti i Greqisë, Karolos Papulas,e refuzoi ftesën e Gjorge Ivanovit për një takim dypalësh, duke shtruar si parakusht për këtë që më parë të zgjidhet problemi me emrin. (alsat-m)
Shtuar më 04/02/2010, ora 21:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori