Papandreu: Greqia deshiron ta zgjidh kontestin e emrit
Albeu.com
Ndërmjet Athinës dhe Shkupit ekziston një problem i pazgjidhur, kontesti për emrin, të cilin Greqia dëshiron ta zgjidh. Këtë e ka deklaruar në Stamboll kryeministri grek Jorgos Papandreu......bëri të ditur botimi elektronik i gazetës greke “Naftemboriki”. Papandreu ka thënë se pozicioni i Athinës zyrtare në kontestin me Maqedoninë është i njohur dhe se kjo është rruga e vërtetë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë. Kryeministri grek ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia ndajnë interesa të përbashkëta dhe se Athina ka qëllim të sinqertë. Ai ka shtuar se do të orvatet vazhdimisht të kërkoj variante eventuale për gjetjen e zgjidhjes në kontestin. Papandreu e e ka përsëritur edhe propozimin për pranimin e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në BE deri në vitin 2014 në 100 vjetorin e fillimit e Luftës së Parë Botërore.
Shtuar më 11/10/2009, ora 03:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori