Papa gazetarëve: “Shqipëria është një shenjë e bukur për botën”
Pëlqej
Papa Françesku ka vlerësuar bashkëjetesësn paqësore ndërmjet feve në Shqipëri. Duke folur me gazetarët, Ati i Shenjtë e ka cilësuar këtë gjë si “shenjë e bukur për botën”.
Shqipëria është vend që vuajti shumë, nënvizoi Papa, por më pas arriti të jetojë në paqe me larmitë e veta fetare. E kjo është shenjë e bukur për botën, dialogu, paqja e ekuilibri në favor të qeverisjes. Më vjen shumë mirë që njerëzit e dinë ç’bëjnë Papa e Kishat. Ju uroj- u tha gazetarëve – ditë të mirë pune e jo pushimi, do të jetë një punë mjaft e fortë, ditë e një mundimi të bukur. E, mos harroni të luteni për mua!

Gazetarët, 50, nga vende të ndryshme, i uruan Papës udhëtim të mbarë, mes tyre, në këtë udhëtim të shkurtër dhe i kërkuan të merrej me ta disa minuta. Duke u paraqitur si përfaqësues të dhjetë vendeve të ndryshme të botës e të mediave të ndryshme: shtyp, agjenci, televizione, radio, fotografi e kështu me radhë. Ndërmjet tyre, 6 shqiptarë, 3 televizione të ndryshme, që ndjekin shtegtimin në nisje e në kthim. Do të jenë me ne, shumë të interesuar të njohin mbresat tuaja të shtegtimit. Atje ju preisn shumë e shumë të tjerë, që kanë shkuar drejtpërdrejt.

“Mirëmëngjes e ditë të mbarë pune. Nuk do të jetë ditë pushimi, sepse tejet e ngarkuar. Ju falënderoj për ndihmën tuaj, që bën shumë mirë, sepse kështu njerëzit, bota, do ta dijë ç’bën Papa e ç’bëjnë Kishat, në këtë rast, ajo në Shqipëri, apo jo? E, ashtu siç thashë gjatë udhëtimit të kthimit nga Koreja, është vend, që vuajti shumë, shumë. Tepër vuajtje kaloi. E pastaj, së dyti, është vend, që ia doli mbanë të gjente paqe megjithë larmitë fetare e kjo është një ëndërr e bukur për botën: dialogu, paqja, ky ekuilibër, që është në favor të qeverisjes. Ju uroj ditë të bukur, ditë të ngarkuar me punë, e lutuni për mua. Faleminderit." eshte shprehur Papa. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori