Me rastin e Festës Kombëtare, Ati i Shenjtë,
Papa Françesku i ka dërguar një mesazh urimi presidentit Bujar Nishani.
“Me kujtime ende të gjalla prej vizitës sime në Shqipëri, po u dërgoj Shkëlqesisë
Suaj dhe bashkatdhetarëve tuaj përshëndetjet e përzemërta me rastin e Festës
suaj Kombëtare.
Duke u lutur që populli shqiptar të vazhdojë ta nxisë të mirën e përbashkët, në solidaritet dhe paqe, po i'a besoj të gjitha provanisë së Zotit të Gjithëpushtetshëm”, citohet në mesazhin e Atit të Shenjtë. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2014,
ora 10:59