Papa Francesku falenderon popullin shqiptar për përgatitjet e vizitës së tij
Pëlqej
Nga Bazilika e Shën Mërisë, Papa Françesku është lutur të enjten që
vizita e tij në Tiranë të Dielën të ketë sukses. “Të dielën me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po përjetojnë një bashkëjetesë paqësore midis besimeve të ndryshme fetare. Përshëndes popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjet e vizitës sime”-u shpreh Ati i Shenjtë para një numri të madh njerëzish në Vatikan. /albeu.com/


Shtuar më 19/09/2014, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori