Panik te “Komuna e Parisit”, forcat e policisë rrethojnë zonën
Banorët e zonës së “Komunës së Parisit” në Tiranë e kanë kaluar në panik pasditen e sotme, teksa një numër i madh automjetesh policie dhe oficerë policie kanë rrethuar vendin.

Të tmerruar nga zhurmat dhe numri i madh i policëve në vendngjarje, banorët kanë dalë me shpejtësi nga lokalet dhe banesat e tyre për të parë se çfarë po ndodhte.

Në video dëgjohet vetëm zëri i një burri që kërkon ilaçet e tij dhe më pas futet në një nga makinat e policëve.

E kontaktuar nga JOQ, zëdhënësja e policisë së Tiranës tha: Asnjë gjë nuk po ndodh tek “Komuna e Parisit”.

Është thjesht një i dehur që bënte zhurmë, prishte qetësinë publike dhe po e shoqërojnë në komisariat”.
Shtuar më 29/10/2017, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori