Kati i fundit i një pallati është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në
katin e tetë të një pallati në zonën e njohur si “Don
Bosko” në kryeqytet.
Mësohet se
zjarri ka rënë pak minuta më parë. Policia njofton se
zjarri ka rënë në një banesë në
pronësi të M.Ç., 60 vjeç, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don
Bosko”, ka rënë zjarr në
katin e fundit të baneses në
pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2020,
ora 18:05