Panik në Durrës, lëndë plasëse në pallatin e biznesmenit të njohur
Një tentativë për të shpërthyer një ndërtesë me lëndë plasëse, fatmirësisht është vënë re në kohë dhe është shpëtuar pa dëme materjale apo njerzore.

Burime nga policia thanë se paraditen e djeshme rreth orës 11:00, shtetasi E.Sh. 19 vjeç, banues në Tiranë, njofton se, në lagjen numër 13 tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, në katin e 18-të të godinës 20- katëshe në pronësi të babait të tij, kishte konstatuar 6 kallëpe të dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në objekt dhe rezultoi se në dy kollonat e betonit ne katin e 18-të (të pa përfunduar) gjendeshin të vendosura nga 3 kallëpe, të dyshuar më lëndë plasëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Mësohet se eksplozivi i ësht vendosur pallatit të biznesmenit, Enver Shala.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori