Pandemia e koronavirusit, e cila ka mbërthyer mbarë globin ka shtyrë edhe mbledhjen e Këshillit të Evropës.
Mbledhja, e cila ishte parashikuar në 26-27 mars do të diskutonte edhe negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e
Veriut.
Vendimi është marrë në videokonferencën e anëtarëve KiE një ditë më parë thuhet në një përgjigje me email dhënë gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi.
Nuk dihet ende se kur do të zhvillohet
mbledhja e caktuar për në 26-27 mars.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 12:59