Pandeli Majko jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PS
Albeu.com
Rreth orës 12:00 të mesdites së sotme, Pandeli Majko, sekretari i përgjithshëm i PS, njëherazi kryetari i grupit kuvendor socialist ka deklaruar dorëheqjen nga këto dy poste.“Tërhiqem nga të gjitha postet” ka thënë Majko, i cili shtoi se do të vazhdojë të jetë deputet dhe një anëtar i thjeshtë i Partisë Socialiste. Pandeli Majko, u zgjodh në postin e dytë më të rëndësishëm të socialistëve në tetorin e vitit 2005, pas dorëheqjes së ish-sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruçi. Majko mori më pas edhe postin e kryetarit të grupit kuvendor të socialistëve, që mbahej po nga Ruçi. Ai u zgjodh në një ditë kur PS zgjodhi në krye edhe kryetarin e ri Edi Rama. Ndërkohë kryetari socialist, Rama, ka dalë më pas në një konferencë për shtyp, pors enuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto zhvillime. Ai ka deklaruar mbështetjene tij për mediat, duke thënë se PS është e vendosur të mbrojë median e lirë. A.Mehdiu, start
Shtuar më 10/04/2007, ora 16:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori