Pandeli Majko: Do të shkojmë në zgjedhje nëse...
Ministri Pandeli Majko ka deklaruar se zjedhje të parakohshme do të ketë vetëm në rast se Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë 30 qershorin.

“Edhe nga ato që janë thënë nga DASH dhe nga kushtet e Bundestagut, është thënë qartazi se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë legalitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit në esencë shteruese.

Jam përgatitur edhe për opinion pozitiv dhe kjo është 98% e balancës, por në Parlament thashë që nëse Kushtetuesja hedh poshtë 30 qershorin, ne do të shkojmë në zgjedhje.

Do të shkojmë në zgjedhje, nuk ka çfarë të diskutohet”, u shpreh Majko.
Shtuar më 04/10/2019, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori