Panariti vlerëson kontributin e misioni i USAID
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, priti sot në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Aleksandër Arvizu dhe Drejtorin e Misionit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), z. Jim Barnhart.

Ministri Panariti vlerësoi rolin dhe kontributin e madh që ka luajtur Misioni i USAID-it në Shqipëri që prej vitit 1992. Në mënyrë të veçantë, ai vlerësoi ndihmën financiare dhe kontributin e USAID-it në drejtim të forcimit të sistemit të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, trafikimit, si dhe programet në ndihmë të mbështetjes dhe rimëkëmbjes së fermave bujqësore.

Duke u ndalur te ndihma në drejtim të zhvillimit të sektorit bujqësor, u diskutua mbi shqyrtimin e mundësive për programet e sigurimit të investimit në fushën e bujqësisë në rast të faktkeqësive natyrore. Drejtori i Misionit të USAID-it Barnhart shprehu gatishmërinë për të filluar shqyrtimin e mundësive të asistencës në këtë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori