Panariti: TVSH-ja për prodhimet bujqësore, lehtësi për eksportet
Pëlqej
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, gjatë një takimi me krerët e shoqatave të prodhimeve bujqësore u shpreh sot se tashmë prodhimet bujqësore shqiptare tregtohen, eksportohen dhe grumbullohen me 14% më pak të kostos, gjë që sipas tij i vendos ata në një konkurencë të lirë dhe të ndershme me prodhimet e importuara.

“Kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme lehtësuese fiskale për prodhimet bujqësore, që u shkon direkt si përfitim prodhuesve, agropërpunuesve, grumbulluesve, shpërndarësve dhe eksportuesve”.

Ai theksoi se kjo masë, heq pengesat më të mëdha ligjore dhe fiskale drejt formalizimit të prodhimit agroindustrial dhe rrit ndjeshëm aftësitë konkuruese të prodhimeve shqiptare me ato të importuara. “Kjo do të shoqërohet direkt me një prani më të madhe të tyre në tregjet e brendshme dhe natyrisht të eksporteve”, deklaroi ministri.

Panariti theksoi me tej në fjalën e tij se ajo që kërkohet është një marrëdhënie luajaliteti. Sipas Panaritit, qeveria shqiptare e mbajti fjalën dhe pritet që edhe operatorët t’i përgjigjen me të njëjtën frymë duke u pajisur me faturat e shitjes, faturat tatimore në çdo transaksion që ata do të bëjnë në proces. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori