Panariti takon homologun gjerman, siguron mbështetje për laboratorin e referencës
Ministri i Bujqësisë
Panariti gjatë një vizite zyrtare në Gjermani ka siguruar mbështetje nga homologu i tij për krijimin e laboratorët e
referencës dhe për situatat e emergjencave në sëmundje të panjohura si Dermatoza.
Gjatë takimit me ministrin
Panariti, homologu i tij Schmidt ka përgëzuar
punën e bërë nga ministria për përballimin e emergjencave, si në rastin e sëmundjes së Dermatozës Nodulare.
Nga ana tjetër parlamentarja Kovaç, e pranishme në takim ka deklaruar se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë që të përfitojë nga fondet e BE për vendet paraaderimit.
“Ju përgëzoj për përballimin e situatave dhe
punën e bërë. Shqipëria ka mbështetjen tonë, do të krijojmë dhe laboratorin e
referencës për Ballkanin Perëndimor” u shpreh Schmidt.
“Do të ndihmojmë Shqipërinë me asistencë juridike, që të përfitojë nga fondet e BE për vendet paraaderimit”, deklaroi kryeparlamentarja Kovaç.
Duke marrë parasysh ekpseriencën e Gjermanisë në përcaktimin e moshës së ullinjve të vjetër,
Panariti ka kërkuar ndihmën e tyre që t’i shpallin ata më pas monumente kulturore. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017,
ora 14:36