Rama habit greket me “modestinë”: I pashoq! Jam kryeministri më i mirë, nuk më sfidon dot as Xhorxh Bushi

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim ditëne  sotme në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou ku po mban dhe një konferencë poër mediat.

Gjatë fjalës së tij para shtypit greke, Rama tha pa modesti fare se është kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, duke e quajtur veten të “pashoq”.

Edi Rama: Faleminderit që më përmende për atë që jam. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Nuk ka askush që më sfidon këtu, Xhorxh Bushi u përpoq, por nuk ia doli dot sfidës. Ne në ballkan kemi nevojë të themi që ne jemi më të mirët në botë për diçka. /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.07.2021 16:24