Gjatë një takimi të mbajtur me importuesit e
grurit, Ministri i Bujqësisë, Edmond
Panariti, premtoi se do të punohet fort që konsumatorët shqiptarë të kenë miell me
standarde europiane.
“Do të ketë
standarde europiane për cilësinë e
miellit. Vetëm gruri me cilësi të lartë do të përfundojë në fabrikat e përpunimit. Nuk do të lejojmë infiltrimin e
grurit me cilësi të dobët në vendin tonë”, tha
Panariti.
Ai shtoi se ka pasur një mbiprodhim domatesh dhe do të bëhet “çmos që ajo sasi të arrijë tregun, qoftë si produkt i freskët apo i përpunuar”. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2015,
ora 13:00