Përplaset nga një makinë në kryqëzim, ndërron jetë gruaja

Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Një makinë tip “Opel” me targa CZ 726AK ka përplasur një grua rreth moshës 70 vjeç e cila ka ndërruar jetë.

Ngjarja sapo ka ndodhur në afërsi të Poloskës, në një kryqëzim.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 11.08.2021 20:23