Panariti qetëson qytetarët: Buka me miell serb nuk ka rrezik nga kontaminimi
Pëlqej
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti garantoi sot konsumatorët shqiptarë se mielli i importuar nga Serbia apo vendet e tjera fqinje nuk kishte në përmbajten e tij aflaktosinë apo ngjyrues të dëmshëm për shëndetin.

“Dëshiroj të ndaj me ju analizat që Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i Vetenarisë ka bërë për cilësinë e bukës. Ne jemi përqëndruar tek ato ingredient që janë veçanërisht të rrezikshëm, siç janë aflatoksina B1. Analizat e kryera në kampione të shumta të miellit, kryesisht atij të importit por dhe të miellit të vend it, kanë treguar që ky ndotës sumë i rrezikshëm mungon në miellin tonë. Miellrat tona janë të sigurta nga aflatoksina”, tha Panariti gjatë inspektimit të një furrë buke në rrugën Myslym Shyri në Tiranë.

Me tej ministri Panariti njoftoi se Ministria e Bujqësisë që ka në kompetencën e saj edhe autoritetet ushqimore, do të nisin inspektime në Tiranë dhe në rrethe për të parë cilësinë e miellit por dhe ofrimin e shërbimeve.

“Ne kemi autoritetin Kombëtar të ushqimit i cili është i shtrirë në të gjithë territorin. Inspektorët e AKU-së nuk po bëjnë as leje. Unë kam kërkuar që veçanërisht në këtë periudhë të nxehtë e cila për nga karakteristikat klimaterike favorizon prishjen e ushqimeve dhe ndotjen e tyre që ata të jenë në mënyrë sistematike në tregje, në vend et ku prodhohet, ku tregëtohet, ku përpunohet, most ë ketë ndikim tek cilësia e konsumatorit”, tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori