Panariti premton subvencione për sektorin e peshkimit
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti premtoi sot më shumë subvencione për sektorin e peshkimit dhe industrinë përpunuese për këtë sektor.

Gjatë një takimi me grupet e interesit, Panariti premtoi rikonstruktimin e portevepeshkimit, subvencionim të karburantit, si dhe standarde më të larta në tregtimin e peshkut në vend dhe jashtë tij.

“Politikat tona kanë në fokus të veçantë këtë sektor me potenciale të mëdha ekonomike si për punësimin e njerëzve dhe rritjen e eksporteve. Vëmendje të veçanë do të marrë rinovimi i portevepeshkimit, furnizimi i tyre me naftë me çmim më të lirë se tregu, rritja e kapaciteteve të përpunimit të peshkut dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme për anijet e peshkimit. Në sfidat tona për rimëkëmbjen e këtij sektori, tha ministri, është mbrojtja dhe ruajtja e lagunave nga shfrytëzimi pa kriter, ndërsa vëmendje të madhe do të marrë shfrytëzimi i potencialeve të prodhimit të molusqeve në Liqenin e Butrintit”, tha ministri Panariti.

Biznesmenët kërkuan nga qeveria që të bëjë më tepër në lidhje me mbrojtjen e ujërave shqiptare, si dhe në stabilitetin me konkurrencën e pandershme. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2014, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori