Tronditet Shkodra, burri vret gruan e me pas dhe veten

Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një i moshuar ka qëlluar me automatik gruan e tij duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktimat janë Fadil Bandulla dhe Sanije Bandulla.

Shkodër/ Informacion paraprak

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /albeu.com/

 


Shtuar 18.08.2021 15:33