Panariti në Bruksel, në ministerialin e nismës Adriatiko- Joniane
Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti, u nis për në Bruksel ku do të marrë pjesë në datën 19 nëntor 2012 në takimin ministerial mbi nismën Adriatiko-Joniane.


Takimi organizohet nga Komisioni Evropian, Komisioneri për Çështjet Rajonale, Johannes Hahn, dhe në të do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Greqisë.

Synimi i këtij takimi është diskutimi midis Komisionit Evropian dhe vendeve të këtij rajoni mbi implikimet e mundshme të një strategjie makro-rajonale për rajonin Adriatiko-Jonian. Takimi do të përbëjë një mundësi mjaft të mirë që vendet e këtij rajoni, së bashku me Komisionin Evropian, të diskutojnë për të çuar përpara bashkëpunimin në fusha të tilla si: mbrojtja e mjedisit, transporti, peshkimi etj. Gjatë punimeve të këtij takimi, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti do të takohet me Ministrin e Jashtëm italian, Giulio Terzi dhe Ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2012, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori