Basha takim me aleatët dhe ambasadorët në selinë e PD-së

Ditën e djeshme, protestuesit u ngritën për të treguar qëndrimet e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ndërsa ditën e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha do të zhvilloje një takim me aletatët dhe ambasadorët e vendeve të BE-së.

Takimi do të mbahet në selinë blu, në prani edhe të ambasadorëve të huaj, ai edhe të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët mbështetën protestën e thirrur nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit.

Pas protestes, kryedemokrati Basha deklaroi prere se do t’i qëndrojë kontratës që ka bërë me AMT-në dhe kur të vijë në pushtet do të ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte.


Shtuar 19.05.2020 07:19